Ministria e Jashtme ruse ka thirrur ambasadorin amerikan në Moskë pasi Ukraina përdori raketat ATACMS të furnizuara nga Amerika në një sulm në gadishullin e Krimesë, duke rezultuar në viktima të shumta civile.

Në një deklaratë të hënën, ministria tha se ambasadores Lynne Tracy i ishte paraqitur një ankesë në lidhje me atë që e quajti “një krim i ri i përgjakshëm nga regjimi i Kievit i patronuar dhe i armatosur nga Uashingtoni”, duke iu referuar granatimeve ukrainase të Sevastopolit një ditë më parë. .

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, sulmi ukrainas ndodhi rreth mesditës me orën lokale të së dielës, duke përfshirë pesë raketa ATACMS të armatosura me municione thërrmuese, të cilat janë të jashtëligjshme në më shumë se 100 vende.

Zyrtarët thanë se katër raketa ishin shkatërruar në ajër, ndërsa një u dëmtua nga mbrojtja ajrore, doli nga kursi dhe shpërtheu mbi Sevastopol. Autoritetet lokale thonë se sulmi vrau katër persona, përfshirë dy fëmijë, dhe plagosi më shumë se 150.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb