Marina ushtarake amerikane tha të enjten se po jep ndihmë, pas një sulmi ndaj dy anijeve cisternë në Gjirin e Omanit. Flota e pestë amerikane me bazë në Bahrein tha se kishte marrë thirrje emergjente për ndihmë nga të dyja cisternat, rreth një orë njëra nga tjetra.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA tha se ushtria iraniane kishte shpëtuar 44 anëtarë ekuipazhi të cisternave dhe se të dyja anijet ishin në flakë. Gjiri i Omanit është pranë Hormuzit, ngushticës strategjike që shërben si një rrugë strategjike për transportin e naftës bruto.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara akuzuan Iranin se kishte përdorur minat për të sulmuar katër cisterna nafte pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Irani mohoi se kishte gisht në incident. /Voa/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: