Zyrat e Vetëvendosjes në Kamenicë janë sulmuar me gurë. Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë ditës së sotme.
Express shkruan se nga ky sulm përveç dëmeve materiale nuk është lënduar askush.

Lajmin e konfirmoi edhe Ismet Hashani nga Policia e Kosovës. Ai tha se në Kamenicë është raportuar një rast dëmtim i pronës.

“Ka ndodhur një dëmtim i pronës, janë thyer disa xhama dhe nuk ka persona të lënduar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ende nuk ka ndonjë të dyshuar”, tha Hashani. Mësohet se në kohën kur ka ndodhur ky sulm nuk ka qenë askush në zyrë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: