PARIS– Disa media online në Francë janë jashtë funksionit prej disa orësh, ndërsa dyshohet se janë sulmuar nga hackerat. Radioja “France Inter”, faqja e internetit e “Mediapart”, ajo e “20minutes”, madje edhe faqja në internet e gazetës së njohur “Le Parisien” dhe ajo e “L’express” janë të paarritshme për momentin.
Të gjitha këto faqe interneti janë të kompanisë “Oxalide”, e cila në rrjetin e saj në “Twitter” shpjegon se bëhet fjalë një incident që ka prekur qendrën e rrjetit.
“Burimi i mosfunksionim është identifikuar. Ekipet janë duke punuar.”- shkruhet në faqen e kompanisë.
Ndërkohë, sipas gazetës “Le Figaro”, edhe faqe të tjera interneti të kësaj kompanie, por që nuk janë mediatike, janë të paarritshme, si për shembull kompania e shitjes së makinave “Alinea” apo kompania tjetër “Kiloutou”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: