Një bombë molotov është vendosur nga persona të panjohur mëngjesin e sotëm jashtë shtëpisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë, në zonën e Papagos në Greqi.

Persona të panjohur kanë hedhur një bombë molotovi në drejtim të mjetit patrullues dhe pikës së vrojtimit në pikën e kontrollit. Për pasojë automjeti ka marrë flakë dhe është është shkatërruar plotësisht. Në të njëjtën kohë ka mbetur i plagosur edhe një polic, i cili ishte në krye të detyrës.

Ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës, pasi kishte plagë në fytyrë dhe duar, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërhyrja e Zjarrfikësve ka qenë e nevojshme për shuarjen e zjarrit që ka rënë në automjet, ndërsa nga kontrollet e deritanishme në zonën e gjerë nuk janë arrestuar dhe as nuk janë identifikuar persona që mund të jenë lidhur me sulmin. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: