Të paktën një person është vrarë e katër të tjerë janë plagosur pasi mbetjet e një rakete ruse ranë në ndërtesë banimi në Kiev.

Shërbimet thonë se 12 persona u shpëtuan dhe 98 u evokuan nga ndërtesa pesëkatëshe në lagjen Podilskyi.

Fotot e shpërndara nga Anton Gerashenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, tregojnë zjarrfikësit që po punojnë për të kontrolluar flakët, mes ndërtesave të dëmtuara rëndë, automjeteve të djegura dhe një krateri të madh.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar, thotë Gerashenko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb