Dëshmia e një vajze të re, e cila denoncoi një rast dhune që i kishte ndodhur në qendër të Prishtinës, vuri në lëvizje policinë. Një javë më parë, Donika Kastrati aktiviste e të drejtave të grave rrëfeu se kishte rënë pre e dhunës nga një person i panjohur në rrugën “Agim Ramadani”.


Ndërkohë, pas këtij rasti, janë raportuar edhe sulme të tjera që u kanë ndodhur femrave në këtë zonë. Siç raportojnë mediat kosovare, policia ka arrestuar të dielën një person të dyshuar për ngjarjet në fjalë. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin me inicialet V.A.


“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar. Njësitë e hetuesisë me 30.09.2018 kanë arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, shkruan në raportin e policisë. Teksa shqetësimet në fjalë bënë bujë në rrjetet sociale, polici u bën thirrje qytetarëve që rastet e tilla t’i lajmërojnë në stacionet më të afërta të policisë, apo edhe në numrin 192.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb