Arshonzh Bintsuka, 21 vjeç, është lojtari më efikas nga stoli për Partizanin në këtë sezon. Kongolezi po vuan konkurrencën me Mba për formacionin, por pavarësisht kësaj, ai ka arritur të tregojë vlerat edhe si i aktivizuar nga stoli.
Kongolezi ka arritur të shënojë dy gola në këto shtatë javë të para, të dy si zëvendësues. Kongolezi ka nisur vetëm dy ndeshje si titullar në shtatë zbritje gjithsej në fushë. Ai numëron në total 268 minuta. I së premtes ishte goli i 12-të me Partizanin në ndeshjen e 36-të me fanellën e “Demave”.
Nga pjesa tjetër e sulmit golin e kanë gjetur vetëm Zeka dhe Mba, të cilët në ndeshjet e fundit po vuajnë shënjestrën para portës.