Manchester United kërkon të harrojë sa më shpejt sezonin aktual dhe ta shikojë kampionatin e ardhshëm me më shumë optimizëm. Vendi i 13-të në renditje është i papranueshëm, me klubin që do të ndërhyjë në merkato për të forcuar skuadrën në dispozicion të trajnerit.

Sa i përket repartit ofensiv, objektivi kryesor do të jetë braziliani Raphinha. Sipas Fichajes.net,  Raphinha shihet si lojtari i duhur për të zgjidhur hallet e sulmit për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, “Djajtë e kuq” o kanë ofruar 70 milionë euro klubit katalanas për të nënshkruar me lojtarin. Mbetet për t’u parë nëse Barcelona do të pranojë ofertën, apo jo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb