Lojtari i Gjeorgjisë,  Budu Zivzivadze analizoi disfatën 1-0 me Shqipërinë, në ndeshjen e Nations League. Zivzivadze u shpreh se skuadra bëri maksimumin, ndërsa theksoi se fati nuk ishte me ta.

“Ne u munduam në maksimumin tonë të zbatonim detyrat që kishte caktuar trajneri. Për fat të keq, na mungoi goli. Personalisht, unë kisha dy momente të mira. Nëse do të kisha shënuar në minutat e parë, do të kishte qenë një ndeshje e ndryshme.

Shqiptarët kishin pak shanse shënimi, një nga të cilat u kthye në gol. Ne me të vërtetë dëshironim të fitonim, por ky është futbolli dhe nuk mund t’i fitosh të gjitha.

Falënderojmë tifozët që na mbështetën gjatë të gjithë ndeshjes. Situata në grup është bërë e tensionuar, por do të mundohemi të korrigjojmë gjithçka në ndeshjet e mbetura”,- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb