Sulmuesi i Inter, Lautaro u shfaq i motivuar para ndeshjes ndaj Barcelonës, në kuadër të gjysmëfinales së Champions.

“Jemi shumë të lumtur, në tre vjet kemi luajtur dy gjysmëfinale të Champions League që Interi nuk i kishte bërë për shumë vite.

Po bëjmë shumë gjëra në këtë kompeticion prestigjioz, ne duam  të punojmë shumë dhe t’i bëjmë tifozët tanë të ëndërrojnë.

Barcelona? Ne e dimë potencialin sulmues që ka kjo skuadër, do të duhet të bëjmë një punë të madhe në prapavijë. Në këtë kompeticion jemi mbrojtur shumë mirë ndaj ekipeve të mëdha” – tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb