Elmedin Rama do të jetë pjesë e Pardubice në pjesën e mbetur të sezonit. Slavia e Pragës ka vendosur ta huazojë pasi e kishte pjesë të ekipit B.
Me ekipin B, 19-vjeçari luante në ligën e dytë të futbollit çek. Kështu tashmë do të japë kontributin e tij në elitë.
Shtatlarti i Kombëtares U-21 ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Slavia e Pragës siguroi shërbimet e tij nga Trepça.
Pardubice ka si trajner David Strihavkën. Ky i fundit e njeh sulmuesin shqiptar, pasi për disa ndeshje të dy ishin pjesë e ekipit B të Slavias së Pragës.