Paulo Dybala do të jetë gati për ndeshjen kundër Interit. Këtë e ka bërë të ditur Sky Sport, paraditen e kësaj të mërkure.
Ky lajm pritej me padurim te Roma, me argjentinasin i cili pasi humbi ndeshjen e fundit jashtë fushe në Monza dhe ndeshjet me kombëtaren për shkak të problemeve fizike, do të rikthehet në dispozicion të trajnerit Juric për ndeshjen e të dielës.
30-vjeçari ka luajtur 5 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar edhe 1 gol.
(J.S/BalkanWeb)