Nga Fatmir Prengaj ka lajme të mira. Sulmuesi ka lënë pas dëmtimin dhe ka nisur vrapimet individuale. Për disa ditë lojtari i bardhebluve ka qenë pushim, ndërsa tani po provon të rikthehet në fushën e lojës. Stafi mjekësor, e ka mbajtur jashtë fushe dhe shpreson që lojtari të mos humbasë 6 muaj, por vetëm një muaj.
Mjekët duan që lojtari të riaftësojë gjurin këto ditë që do të jetë pushim. Fakt është që Prengaj mund të humbasë edhe derbin, që luhet pas dy javësh. Gjendja e tij do të shihet në vazhdim dhe nëse futbollisti do të riaftësohet shpejt apo jo.
Prengaj erdhi këtë sezon nga kategoria e parë. Lojtari, i cili luan në krahun e majtë të sulmit, la Vorën për bardheblutë. Në këto 12 javë është aktivizuar në 11 prej tyre. Në nëntë sfida është aktivizuar nga minuta e parë, ndërsa në dy prej tyre, si zëvendësues.
Ka shënuar dy gola kundër Skënderbeut. Në fushë ka qenë 714, duke qenë një nga lojtarët titullarë të filozofisë së Bledi Shkëmbit. Për Tiranën, nëse Prengaj nuk luan do të jetë një humbje e madhe, pasi ai ka qenë një futbollistët më të rëndësishëm të ekipit.