Duvan Zapata humbet sezonin. Sulmuesi i Torinos, i cili u dëmtua në fundin e sfidës ndaj Interit nuk do të jetë i gatshëm të kontribojë për skuadrën “Granata” deri në fund të sezonit. Përgjigja e analizave të kryera mëngjesin e kësaj të hëne në fakt, konfirmuan edhe frikën e madhe të tifozëve të Torinos.
Duvan Zapata ka pësuar një çarje të ligamentit të kryqëzuar anterior, meniskut medial dhe meniskut anësor, ndaj në këtë mënyrë periudha e riaftësimit të tij pritet të jetë tepër e gjatë. Klubi torinez i ka shprehur urimin për një rikthim sa më të shpejtë në fushë, sulmuesit të saj, nëpërmjet një deklarate zyrtare.
Gli accertamenti strumentali cui è stato sottoposto Duvan Zapata hanno evidenziato una lesione del legamento crociato anteriore, del menisco mediale e del menisco laterale.
Il Torino Football Club abbraccia con affetto Duvan con l’augurio di rivederlo al più presto in campo. pic.twitter.com/BmCY8YPz42
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) October 7, 2024