E ardhmja e Randal Kolo Muanit duket larg nga Paris Saint-Germain. Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport DE, sulmuesi francez është në qendër të negociatave për një transferim gjatë afatit kalimtar të dimrit, me kampionët e Francës që janë të gatshëm ta huazojnë atë, me formulën e detyrimit të blerjes.

Aktualisht, gjasat janë të mëdha që lojtari të kalojë në Premier League. Mes klubeve të interesuara, Liverpool ka grumbulluar informacione për Kolo Muani, edhe pse për momentin nuk ka zhvillime konkrete. Manchester United po monitoron situatën, ndërsa në garë është edhe Tottenham.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb