Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Fisnik Asllani, po kalon një moment të artë në Bundesligën 2 të Gjermanisë, teksa ditën e sotme realizoi dopietë me fanellën e Elversbergut, në duelin ndaj Braunshvigut, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 0-3 duke marrë kryesimin e kampionatit.
Falë kësaj dopietë, Asllani u ngjit në kuotën e 10 golave në kampionat, duke hedhur kandidaturën për “Këpucën e Artë” . Ai gjithashtu regjistron edhe 6 asist, teksa ndodhet në vendin e dytë në listën e golashënuesve.