Sulmuesi spanjoll, Rafa Mir u arrestua pak ditë më parë, pas akuzave për sulm seksual. Klubi i Valencias ka dënuar futbollistin,  sipas informacionit të raportuar nga “AS”, sulmuesi do të stërvitet i vetëm për gjithë javën dhe është i detyruar të paguajë një gjobë të konsiderueshme.

27-vjeçari luajti 4 ndeshje këtë sezon me skuadrën nga Estadio de Mestalla (Valencia), ku dhuroi një asist, ndërsa ende nuk ka provuar shijen e golit. Ai ka luajtur më parë për Las Palmas dhe Sevilla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb