Sulmuesi i njohur spanjoll Rafa Mir ka rënë në prangat e policisë. 27-vjeçari dhe një shok i tij janë akuzuar për sulm seksual, me denoncimin që është bërë nga dy vajza të shtunën e kaluar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e Rafa Mir. Në këto momente që flasim, ende nuk është sqaruar ngjarja, teksa për diçka të tillë do të duhet ende kohë. Rafa Mir ka luajtur 4 ndeshje këtë sezon me Valencian.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb