Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 ½ litër qumësht, 50 gr oriz, 20 gr niseshte, 150 gr sheqer, 2 të verdha veze, 1 bustinë vanilje.

Përgatitja

Vendosim qumështin në një tenxhere (ruajmë 1 gotë për më vonë), shtojmë orizin dhe e përziejmë për 10 minuta që orizi të zbutet por mos të ngjisë. Shtojmë sheqerin në tenxhere dhe e përziejmë që të lidhet.

Në një enë hedhim të verdhat e vezëve, ndërsa tek gota e qumështit që lamë mënjëanë shkrijmë niseshten dhe vaniljen. E shtojmë tek vezët duke e trazuar mirë dhe më pas e shtojmë tek qumështi i vluar me oriz. E përziejmë mirë dhe e lemë sa të lidhet dhe të bëhet kremoz. E vendosim më pas sultjashin në tasa ku do të bëjmë servirjen dhe i vendosim tasat në furrë sa të marrin një faqe të lehtë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb