NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

2 kastraveca
1 kokërr limon
1 thelpi hudhër
400 ml lëng perimesh
2 avokado të pjekura
200 gr kos natyral i trashë
Kripë, piper të zi
2 domate për dekor
2 lgj vaj ulliri Olitalia
Nenexhik
Pergatitja
Fillimisht presim kastravecat për së gjati, largojmë farat dhe më pas i presim në kubikë të vegjël. Ruajmë mënjëanë 1 lugë kubikë kastraveci për dekor në fund.

Vendosim kubikët e kastravecit në një enë të thellë ku shtojmë 400 ml lëng perimesh, 1 thelpi hudhër, lëng limoni dhe tulin e avokados. Rreth 1 lugë me kubikë avokadoje e lemë gjithashtu për dekor.

Kalojmë kastravecin, avokadon dhe hudhrën në blender duke i kthyer në pure. Shtojmë më pas kosin, pak kripë, piper të zi dhe vaj ulliri. E kalojmë përsëri në blender për 1 minutë.

Presim domatet në katërsh, largojmë lëngun dhe farat e tyre dhe tulin e presim në kubikë të vegjël. Më pas domatet i përziejmë me purenë e avokados me kastravec duke shtuar dhe erëzat. E servirim më pas supën e ftohtë me avokado duke vendosur në qendër të pjatës pak kubikë kastraveci dhe avokadoje dhe 1 lugë çaji vaj ulliri.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: