Nga: DOREADA MIO*
SUPE ME HUDHER DHE QUMESHT

6 thelpinj hudhër
1 gotë qumësht
1 gotë lëng mishi
1 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalpë
Kripë
Piper të zi
Buke të thekur

Në një tigan me dy lugë gjelle vaj ulliri dhe pak gjalpë kaurdisim hudhrën. Më pas shtojmë një lugë gjelle miell. E trazojmë mirë duke shtuar gradualisht qumështin dhe më pas lëngun e mishit. E lemë në vlim derisa supa të fillojë të trashet dhe më pas e servirim duke e pudrosur me piper të zi dhe pak bukë të thekur në kubikë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb