NGA ZONJA VJOLLCA

 

2 kokrra patate

1-2 kunguj të njomë

1 spec i verdhë

1 kokërr qepë

5 thelpinj hudhër

7 açuge

150 gr djathë

150 gr karkaleca

5 lugë gjelle salcë soje

 

Fillimisht presim patatet në kubikë, i vendosim në tenxhere me pak vaj misri dhe më pas shtojmë qepën të prerë në feta, kungujt të prerë në kubikë, açuget dhe në fund shtojmë hudhrat dhe karkalecat. I mbulojmë përbërësit me ujë, vendosim kapakun dhe i lemë të ziejnë në temperaturë mesatare. Në përfundim të supës, kur patatet të jenë zier shtojmë salcën e sojës dhe djathin e prerë në kubikë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: