Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr domate, 1.5 litër lëng mishi/perime, 2 lugë gjalpë, 1-2 karrota, 1 qepë të thatë, 1 degë selino, 1-2 lugë miell, 1 filxhan qumësht
1 vezë, 1 fetë bukë të thekur, Kripë, piper.


Përgatitja

Karrotat, qepën, selinonë të prera në copëza të vogla i kaurdisim me gjalpë. Më pas shtojmë domatet e prera gjithashtu në copëza si dhe lëngun e mishit. Rregullojmë shijen më kripë dhe piper dhe i lemë perimet të ziejnë për 10-15 minuta.


Ndërkohë përgatisim salcën e bardhë. Në një tenxhere hedhim miellin të zverdhet dhe t’i largohet era. Shtojmë qumështin dhe e përziejmë derisa të marrë një trajtë kremoze. Rrahim vezën, e rregullojmë temperaturën me qumësht të ngrohtë dhe e shtojmë tek kremi duke e përzier vazhdimisht.


Kremin e përgatitur e shtojmë tek supa me domate të cilën e kemi frulatur më parë. Shtojmë pak gjalpë të freskët dhe e servirim supën të ngrohtë me disa kubikë buke të thekur.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb