Nga: ZONJA VJOLLCA
400 gr fileto pule
1 qepë të kuqe
1 karrotë
1 degë selino
3 lgj pure patate / 2 patate
1 litër ujë
2 bustina pule Gallina Bianca
200 ml qumësht
3 lgj djathë parmixhano
Vaj ulliri Olitalia
Kripë, piper i zi, arrë moskat
Majdanoz ose koper
Lajmë pastrojmë perimet dhe i presim ato në copa sa më të holla, nuk ka rëndësi forma pasi do të kalojnë në blender. Në një tenxhere me 1 litër ujë vendosim mishin e pulës dhe e lemë të zieje për 20-30 minuta. Në një tenxhere tjetër vendosim 3-4 lugë vaj ulliri Olitalia, kaurdisim pak qepën dhe më pas shtojmë në të karrotën, selinonë dhe patatet. Shtojmë ujë dhe 2 bustina koncentrat pule Gallina Bianca dhe i lemë perimet të ziejnë për 15 minuta.
Pasi mishi i pulës të ketë zjerë plotësisht, e lemë të ftohet pak dhe më pas e copëtojmë në copëza të vogla me thikë ose me duar. Largojmë perimet nga zjarri dhe i kalojmë në blender dore duke i kthyer në pure. Shtojmë 1 gotë qumësht, copat e pulës, pak koper ose majdanoz, kripë, piper të zi, pak arrë moskat dhe pak djathë parmixhano. E lemë në zjarr dhe për 2 minuta dhe më pas e shërbejmë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)