Nga: ZONJA VJOLLCA*

SUPE KREM RUKOLA

150 gr rukola
1 thelpi hudhër
6 lugë gjelle qumësht
400 gr krem djathi
400 ml kos
Kripë
Piper i zi

Në mikser vendosim rukolën (lemë pak mënjanë për dekor), hudhrën dhe qumështin. Realizojmë një pure të cilën e trazojmë me kremin e djathit dhe me kosin. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe më pas e servirim duke i shtuar disa copëza të vogla rukole me krem djathi.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb