Nga: ZONJA VJOLLCA*

400 gr selino
250 gr patate
½ kokërr qepë
50 gr djathë i shkrirë
1 gotë qumësht
500 ml lëng pule
Bukë e thekur
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Në një tenxhere me dy lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë hollë. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë selinon dhe patatet të prera në kubikë të vegjël. Pasi i kemi lënë pak të ngrohen shtojmë 500 ml ujë dhe një bustinë knor. I lëmë perimet të ziejnë për 15 minuta dhe më pas i frulatojmë duke shtuar dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri. Pasi perimet të jenë bërë në trajtën e puresë shtojmë gotën e qumështit dhe djathin e shkrirë. I lëmë të ziejnë për 5 minuta dhe e servirim me kubikë buke të thekur.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: