Nga: ZONJA VJOLLCA*

Supë krem spinaqi me qiqra

500 gr spinaq
1 kokerr qepe
4 thelpinj hudhër
2 luge supe miell
1 liter uje
2 bustina koncentrat pule
400 gr qiqra
2 luge gjelle gjalpë
3 luge gjelle vaj ulliri
Piper i kuq
Piper i zi
Kripe

Kaurdisim qepën me 3 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë spinaqin dhe e trazojmë derisa të ulet volumi. Më pas shtojmë koncentratin e pulës të tretur në një litër ujë dhe e lëmë në vlim në temperaturë mesatare. Në një tigan tresim 40 gr gjalpë, më pas kaurdisim miellin dhe sapo mielli të zverdhet e shtojmë në tenxhere. Frulatojmë spinaqin duke e kthyer në pure dhe më pas supës i shtojmë kripë, piper dhe qiqrat e ziera.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb