NGA Zonja Katerina
Përbërësit

1 kg karrota,1 qepë, 1 presh, 2-3 patate, 1 lugë xhinxhër, 2 lgj vaj ulliri, 2 lgj gjalpë, 2-3 lgj pana, 1 e ½ litër lëng mishi.

Pergatitja

Në një tenxhere me vaj ulliri dhe gjalpë kaurdisim qepën dhe preshin të grirë hollë. Ndihmojmë kaurdisjen me pak kripë dhe piper dhe më pas shtojmë karrotat dhe patatet të prera në feta të holla. Vazhdojmë kaurdisjen dhe për 3-4 minuta të tjera duke shtuar dhe pak xhinxhër të grirë në rende. Shtojmë më pas lëngun e mishit dhe e lemë supën të ziejë për 25 minuta. Rregullojmë në fund shijen me kripë, piper dhe pak pana dhe më pas e kalojmë supën në blender duke e kthyer në kremoze.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb