Nga Zonja Katerina
Përbërësit

300 gr të brendshme, 50 gr gjalpë, 3-4 lugë oriz, 2-3 qepë të njoma, 1 kokërr vezë, 1 kokërr limon, Kripë, piper, koper.

Përgatitja

Në një tenxhere me ujë të vluar hedhim të brendshmet dhe i lemë për 2-3 minuta të marrin valë. I kullojmë më pas dhe i presim në kubikë të vegjël.

Në një tenxhere hedhim gjalpin dhe qepët e grira hollë (vetëm pjesën e bardhë). Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë të brendshmet dhe i kaurdisim pak së bashku me qepët. Më pas shtojmë lëngun e mishit ose ujë dhe sapo lëngu të marre valë shtojmë orizin dhe e lemë të ziejë në temperaturë mesatare.

E rregullojme shijen me kripë dhe piper dhe e presim supën me vezë me limon duke patur kujdes në rregullimin e temperaturës së vezës. Supën e servirim të ngrohtë spërkatur me koper të freskët.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb