Nga: ZONJA KATERINA

600 gr të brendshme, 1 lgj gjalpë, 2-3 lgj oriz, 2-3 qepë të njoma, 1 kokërr vezë, 1 kokërr limon, Sallatë jeshile, Majdanoz, Kripë, piper

Të brendshmet i shpëlajmë mirë dhe më pas i vendosim në ujë të përvluar. I kullojmë dhe i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim të bardhat e qepëve të njoma sa të zbuten mirë, më pas shtojmë të brendshmet i kaurdisim pak, shtojmë lëngun e mishit ose ujë dhe e lemë të marrë valë. Pasi supa të ketë filluar vlimin shtojmë orizin dhe e lemë të ziejë për 15 minuta. E presim më pas supën me vezë dhe limon dhe sipas dëshirës në 5 minutëshin e fundit mund të shtojmë dhe pak sallatë jeshile dhe majdanoz të freskët.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: