NGA ZONJA VJOLLCA*


 


400 gr bizele


1 kokërr mollë jeshile

1 lugë gjelle xhinxhër të freskët

300 ml lëng molle

1-2 mollë për garniturë

2 lugë gjelle ajke

Kripë

Piper i zi

 

Fillimisht vendosim bizelet të ziejnë për 5 minuta, më pas i largojmë duke i vendosur në ujë të ftohtë. Në një mikser frulatojmë bizelet, mollën të prerë në copa, xhinxhër dhe lëngun e mollës. Masën kremoze e servirim në tasa të vegjël duke e shoqëruar me pak ajkë dhe feta molle.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)