Nga Zonja Katerina
Përbërësit

300 gr fasule syzezë, 300 gr makarona, 1 qepë ose 2 lgj qepë të tharë, 4-5 lgj vaj ulliri, 1 lç piper i kuq speci, 1 karrotë, 1-2 speca
1 kungull të vogël, ½ gotë verë, 1 lugë supe uthull, 1.5-2 litra ujë / leng perimesh, Kripë, piper i zi.


Përgatitja

Fillimisht vendosim fasulet të ziejnë jo plotësisht (3/4 e zierjes).


Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit, sapo vaji të ngrohet hedhim qepën, pak kripë dhe piper te kuq dhe e kaurdisim sa të ndryshoje ngjyrë. Më pas shtojmë specat, kungullin, karrotat dhe makaronat.


Vazhdojmë kaurdisjen për 1-2 minuta dhe më pas shtojmë pak verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë lëngun e perimeve ose ujë të ngrohtë. Shtojmë dhe fasulet dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare për 15 minuta. Në fund shtojmë pak uthull dhe vaj ulliri dhe e servirim supën të ngrohtë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: