NGA ZONJA VJOLLCA*

30 gr gjalpë

1 kokërr qepë

400 gr karota

1 lugë gjelle kerri

1 lugë çaji mjaltë

Xhinxher

100 ml verë të bardhë

100 ml lëng portokalli

500 ml lëng perimesh

200 ml pana

50 gr salcë kosi

Kripë

Koriandër

Fillimisht kaurdisim qepën me gjalpë, presim karotat në copa të vogla dhe i trazojmë së bashku me qepën, kerrin dhe mjaltin. I kaurdisim mirë dhe më pas i shuajmë me pak verë të bardhë. Kur vera të ketë avulluar plotësisht shtojmë lëngun e portokallit, xhinxherin e grirë në rende, lëngun e perimeve dhe  i lëmë të ziejnë për 15 – 20 minuta. Pasi karrotat të jenë zbutur shtojmë panën dhe salcën e kosit dhe i frulatojmë në mikser. Më pas e  servirim supën të ngrohtë të pudrosur me koriandër të grirë hollë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb