NGA ZONJA VJOLLCA*

1 kokërr portokall
2 lugë gjelle vaj ulliri
400 gr karrota
1 copë xhinxhër
2 qepë të vogla
500 ml koncentrat perimesh
2 lugë gjelle vaj ulliri
½ limon
Kripë
Piper i zi
50 gr ajkë

Lajmë mirë portokallin me ujë të nxehtë, e thajmë dhe grijmë imët lëkurën e tij dhe më pas e përziejmë me vaj ulliri. Qepën e presim në kubikë të vegjël, karrotën në feta rrumbullake, ndërsa xhinxhërin e grijmë imët dhe i kaurdisim të tre këta përbërës me 2 lugë vaj ulliri për 5 minuta në temperaturë mesatare. Më pas shtojmë koncentratin e perimeve. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë supën të ziejë për 20 minuta. Pasi të kalojnë 20-25 minuta e kalojmë supën në një blender dore duke e kthyer qepën, xhinxhërën dhe karrotat në pure. Më pas i kalojmë në një tenxhere të dytë duke e kaluar purenë në sitë. Në fund e rregullojmë supën me kripë, piper dhe lëng limoni. E vendosim përsëri në zjarr të marrë një valë dhe më pas e servirim duke vendosur në qendër të pjatës një lugë ajkë dhe një lugë kafeje lëkurë portokalli të marinuar në vaj ulliri.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb