NGA ZONJA VJOLLCA*
500 gr kërpudha
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
½ lugë gjelle gjalpë
½ lugë kafeje nenexhik
1 lugë kafeje piper i kuq
½ lëng limoni
1 lugë gjelle miell
700-800 ml lëng pule
Lëkura e një limoni
200 ml pana
2 lugë gjelle ajkë
Kripë
Piper i zi
Majdanoz

Në një tenxhere të thellë shkrijmë gjalpin, më pas kaurdisim qepën dhe hudhrën për 5 minuta. Shtojmë kërpudhat të prera në feta, nenexhikun, piperin e kuq dhe i kaurdisim bashkë me qepën për 10 minuta. Më pas shtojmë lëngun e limonit, një lugë gjelle miell dhe e trazojmë derisa mielli të fillojë të njësohet me kërpudhat. Shtojmë dhe lëngun e mishit dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta. Ndërkohë grijmë lëkurën e limonit dhe e trazojmë me majdanoz të grirë imët. Në minutën e fundit shtojmë tek kërpudhat panën, ajkën, kripën dhe piperin e zi dhe e servirim duke e pudrosur me majdanozin e trazuar me lëkurat e limonit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: