NGA ZONJA VJOLLCA*

2 luge gjelle gjalpë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë kafeje nenexhik
2 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle miell
50 gr fidhe
400 ml kos
1 kokërr vezë
Piper të zi
Piper të kuq
Koncentrat pule

Në një tenxhere me ujë të ngrohtë vendosim një koncentrat pule, gjalpin, erëzat dhe miellin dhe e lëmë të vlojë për 14 minuta. Në një tas trazojmë kosin me hudhrat e shtypura, me vezën dhe pak ujë të ftohtë. E shtojmë këtë masë në supë dhe e lëmë derisa supa të fillojë të flluskojë. E servirim të ngrohtë me pak gjalpë të shkrirë dhe me pak piper të kuq.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: