Nga: ZONJA KATERINA

1 qepë të thatë, 2 domate në kubikë, 2 kokrra patate, 125 gr makarona për supë, 1 lgj koncentrat perimesh, 1 litër ujë, 2 lgj vaj ulliri, 1 lgj gjalpë

Kaurdisim me 2 lugë vaj ulliri qepën dhe sapo të zbutet shtojmë domatet të prera në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen dhe për 2-3 minuta.

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, shtojmë patatet të prera në kubikë të vegjël dhe ujin e ngrohtë ku kemi tretur koncentratin e perimeve. Sapo supa të marrë valë shtojmë makaronat e vogla dhe e lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare për rreth 15 minuta. E servirim me pak gjalpë të tretur dhe majdanoz të freskët.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb