Nga zonja Katerina
Përbërësit

1 kokërr qepë, 1 spec të kuq, 2 karrota, 2 patate, 1 kungull, 1 filxhan fidhe, 1 lgj gjalpë, 1 lgj vaj ulliri, 1 koncentrat pule
1 ½ litër ujë.


Pergatitja

Kaurdisim qepën mirë dhe më pas shtojmë perimet të prera në pjesë të vogla. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta, më pas shtojmë ujin e ngrohtë ku kemi tretur një koncentrat. E lemë supën të zieje fillimisht për 10 minuta. Më pas shtojmë fidhet dhe e lemë supën të ziejë dhe për 10 minuta të tjera.