Nga: ZONJA VJOLLCA*
SUPE ME PERIME

1 kokërr patate
2 karrota
100 bizele
100 gr misra
Rrënjë selinoje
Majdanoz
½ kokërr qepë
1 gotë kos
1 të verdhë veze
Kripë
Piper i zi

Presim perimet në kubikë të vegjël me përjashtim të patates të cilën e presim në ¼. Në një tenxhere vendosim 3 lugë gjelle vaj ulliri ku kaurdisim për 2-3 minuta perimet. Më pas shtojmë 1.5 litër ujë (mund të shtojmë edhe koncentrat pule ose viçi sipas dëshirës) dhe i lemë perimet të ziejnë për 15 minuta. Largojmë pataten sapo ajo të jetë zier dhe e frulatojmë me pak lëng nga supa me qëllim që të trashim lëngun e saj. Ndërkohë trazojmë kosin me të verdhën e vezës dhe e shtojmë në supë pasi ta largojmë atë nga zjarri. E servirim supën duke e pudrosur me majdanoz të grirë dhe piper të zi.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: