NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

500 gr qiqra, 2 kokrra qepë, 2 gjethe dafine, 4-5 lgj vaj ulliri, 1 lgj koncentrat perime, 2 limona (cipë + lëng), Kripë, piper i zi, 1.5 litra ujë

Pergatitja

Qiqrat i lemë në ujë të bollshëm për 5-6 orë. Më pas i kullojmë qiqrat dhe i shpëlajmë mirë. I vendosim në një tavë dheu ku shtojmë 1.5 litra ujë dhe 2 qepët e grira jo shumë imët. Vendosim dhe gjethet e dafinës dhe gjysmën e sasisë së vajit të ullirit.

E vendosim tavën e dheut në furrë në temperaturën 150 gradë Celsius për 2 orë – 2 orë e gjysëm.

Pasi supa me qiqra të jetë gati e servirim të ngrohtë me pak vaj ulliri, cipë dhe lëng limoni.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb