NGA ZONJA VJOLLCA

300 gr qiqra

250 gr spinaq

2 karrota

2 kokrra patate

400 ml kos

1-2 kokrra vezë

2 luge gjelle miell

5 lugë gjelle vaj ulliri

1.5 litër lëng perimesh

100 ml ujë

Kripë

Piper i zi

 

Fillimisht presim karrotën dhe pataten në kubikë të vegjël. Në një tenxhere të thellë shtojmë 5 lugë gjelle vaj ulliri. Sapo vaji të ngrohet shtojmë në të fillimisht karrotën dhe më pas patatet. I trazojmë për dy minuta dhe më pas shtojmë spinaqin të grirë shumë hollë. E trazojmë me kujdes duke shtuar më pas lëngun e perimeve dhe qiprat. Vendosim kapakun dhe e lëmë supën në zjarr në vlim për 15 minuta. Në një tas trazojmë kosin me ujë, me një kokërr vezë dhe me miell. E trazojmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene dhe më pas e rregullojmë me kripë duke shtuar dhe një garuzhde supë. E shtojmë kosin në tenxheren e supës duke e lënë të vlojë në zjarr mesatar për 5 minuta.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb