Nga: ZONJA VJOLLCA*
1 tufë rrepa
1 kokërr qepë
1 lugë gjelle gjalpë
1 tufë mjadanoz
600 ml lëng perimesh
150 ml pana
3 lugë gjelle pure patate të gatshme
Kripë
Piper
Arrë moskat

Presim rrepat në feta të holla, nëse ato kanë kërcell e presim dhe atë. Qepën e grijmë imët dhe pasi kemi shkrirë gjalpin në tenxhere shtojmë qepën, rrepat e prerë në feta të holla dhe lëngun e perimeve dhe i lemë të ziejnë për 5 minuta. Më pas i kthejmë rrepat në pure, i vendosim përsëri në zjarr duke shtuar panën dhe purenë e gatshme të patateve. E lëmë supën në zjarr dhe për 1 minut dhe e servirim duke e pudrosur me piper, arrë moskat, majdanoz dhe disa feta të holla rrepash.

(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: