NGA: ZONJA VJOLLCA

Përbërësit
6 speca të kuq
300 gr patate
3 kokrra qepë
2 thelpinj hudhër
4-5 cm xhinxhër
1 litër ujë
2 kokrra portokalle
50 ml krem pana
3-4 lgj vaj ulliri
Djath kaçkavall i butë
Kripë, piper i zi
Përgatitja
Fillimisht presim në kubikë të vegjël të gjitha perimet.
Ngrohim vajin dhe kaurdisim fillimisht qepët, më pas shtojmë patatet, hudhrën, specat dhe xhinxhërën në feta. Shtojmë ujin e ngrohtë, vendosim kapakun dhe e lemë supën të ziejë për 15-20 minuta. Më pas me një blender dore e kthejmë supën në pure dukë shtuar lëngun e portokallit, kremin e panës dhe e rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. E servirim duke shtuar në fund djathin kaçkavall të butë të cilin mund ta presim dhe në formë yjesh për dekor.

(da.xha/Vila24/BalanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb