Nga: ZONJA KATERINA

Përbërësit: 300 gr thjerrëza, 1 karrotë, 1 qepë, 1 patate, 1 degë selino, 2 lgj vaj ulliri, 1 lgj koncentrat perimesh, 1.5 litër ujë, Kripë, piper

Në tenxhere hedhim vajin dhe perimet dhe i kaurdisim lehtë, shtojmë më pas ujin, një lugë koncentrat perimesh dhe thjerrëzat që i kemi larë më parë. E lemë supën të ziejë për 20-30 minuta dhe e servirim të ngrohte siç është ose sipas dëshirës mund ta kthejmë dhe në supë krem.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb