Nga: ZONJA KATERINA

½ pulë ose 2 kofshë pule, 300 gr makarona fidhe
1 karrotë, 3-4 copë djathë bebe, 1 ½ litër lëng mishi, 1 limon , 1 tufë madanoz, Kripë, piper

Vendosim fillimisht në zierje mishin e pulës. Pasi të jetë gati largojmë kockat dhe e presim në copa shumë të vogla.

Kullojmë lëngun që kemi zier mishin dhe e vendosim të vlojë. Shtojmë në të makaronat, i rregullojmë me kripë dhe piper, shtojmë dhe një karrotë të grirë në rende dhe e lemë të ziejë për 5 minuta.

Marrim më pas pak lëng nga supa dhe shkrijmë djathin bebe, të cilin e shtojmë në supë dhe e servirim menjëherë të ngrohtë spërkatur me lëng limoni dhe majdanoz.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb