Nga: ZONJA KATERINA

1 pulë
2 litër ujë
1 gjethe dafine
6-7 kokrra piper
1 degë rozmarinë
1 degë selino
1 karrotë
1 qepë
½ presh
1 filxhan oriz
Kripë, piper
Cipa dhe lëngu i 2 limonëve
2 të verdha veze

Fillimisht ndajmë pulën nga kockat dhe mishin e presim në kubikë të vegjël. Kockat i vendosim të ziejnë në ujë të ftohtë me një gjethe dafine, kripë, piper kokërr, rozmarinë dhe selino. I lemë kockat të ziejnë në temperaturë të ulët për 30-40 minuta.

Kullojmë lëngun dhe shtojmë në të mishin dhe perimet e prera, e lemë sa të marrë vale dhe më pas shtojmë dhe orizin, vazhdojmë zierjen duke ulur temperaturën për 20-25 minuta.

Rrahim të verdhat e vezëve, shtojmë cipën dhe lëngun e limonit dhe e rregullojmë me pak lëng nga supa dhe e hedhim masën e përgatitur në tenxhere, e lemë 2-3 minuta në temperaturë të sobës dhe është gati për ta servirur me pak majdanoz të freskët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: