Në sheshet kryesore të Elbasanit dhe Librazhdit në mbrëmjet e kësaj fundjave u krijua një atmosferë festive e jashtëzakonshme .Me mijëra qytetarë ndoqën koncertet Gala të zhvilluara me rastin e Vitit të Ri 2025 në sheshin “Gensher” të Elbasanit.
Të pranishmit e të gjitha grupmoshave përjetuan dy netë magjike falë performancës së shkëlqyer të këngëtarëve të mirënjohur, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Eneida Tarifa, Ergita Bahja, Genti Deda, Anisa & Band, vëllezërit Zena, Englantina Toska, Klement dhe Petrit Vullkani të cilët krijuan një atmosferë fantastike.
Edhe librazhdasit mbrëmjen e të Premtes festuan në sheshin në qendër të qytetit nën ritmin e muzikës .Ata përjetuan momente gëzimi e hareje falë performancave të shkëlqyera të artistëve më të njohur si Kristina Ndoja, Hatixhe Lushi, Hysni Hoxha, Klest Karaj, Inva Qoshku dhe Desara Murraçi.
Librazhdasit për orë të tëra kënduan e kërcyen së bashku me artistët duke u mbushur plot energji pozitive .