Man.United po përpilon një super buxhet për tu rikthyer konkurrues në Premier League dhe Champions League. Sipas të përditshmes britanike Sunday Express, Ole Gunnar Solskjaer do të ketë në dispozicion këtë verë 230 milion euro për fushatën e blerjeve, një shumë e konsiderueshme pasi këtu nuk përfshihen përfitimet që mund të vijnë nga shitja e lojtarëve të ndryshëm.
Gjithnjë sipas mediave britanike, Christian Eriksen është objektivi kryesor i United. “Djajtë e kuq” shohin tek Eriksen profilin e duhur për të rritur më shumë cilësinë në repartin e mesfushës.
Fantazisti danez është lojtari ideal për të lidhur si duhet mesfushën me sulmin, gjithashtu një futbollisti i cili ka një raport shumë të mirë me golin. Eriksen është gjithashtu objektivi i shumë klubeve të mëdha europine, por ky buxhet ia lejon të bëjnë një çmenduri.
(BalkanWeb)