Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për të arrestuarit e super-grabitjes në Rinas.


Krimet e Rënda kanë vendosur të mos ndryshojnë masën e sigurisë për 7 personat e arrestuar.


Autorët e super-grabitjes kishin kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, por kërkesa e tyre është rrëzuar nga Krimet e Rënda.


Kujtojmë që një bandë e maskuar dhe e armatosur grabiti rreth 10 milionë euro nga barku i avionit, në aeroportin e Rinasit më 9 Prill.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb